Katica Janeva u përball me Vilma Ruskoskës për herë të dytë. Për dallim nga 24 ditë më parë, ish-shefja e PSP-së sot u soll nga Shutka me një furgon policie në Prokurorinë e Krimit të Organizuar. Me prangat dhe një çantë në dorë, policia e burgut e futi atë në ndërtesë për të dëshmuar si e dyshuar në rastin Reket. Pas më pak se një ore, Janeva doli dhe e kthyen në paraburgim. Ajo nuk ka thënë asgjë para Ruskoskës. Ajo do që ti shqyrtojë personalisht dëshmitë të enjten, dhe vetëm atëherë ta tregojë versionin e saj të aferës.A keni ndonjë reagim për këtë veprim, marrë parasysh deklaratën e djeshme të Dukovskit? Ne ishim të njoftuar sot, se nesër do të na dorëzohet njoftimi për përfundimin e procedurës hetimore. Sot nuk ua dorëzuan njoftimin? Jo, vetëm na njoftuan se nesër do të na e dorëzojnë. Vlerësojmë se kjo është shkelje, sepse dëshmia deklaratën e një të dyshuari, prokuroria ka për detyrë ta marrë dhe ta marrë në pyetje të dyshuarën para se ta përfundojë procedurën hetuese“-tha Irena Fërçkoska, avokate e Katica Janevës
Por përfundimi i procedurës hetimore shkon në favor të Janevës. Dhe i hapet mundësia të kërkojë të dalë nga Shutka.