Të paktën 22 njerëz kanë humbur jetën dhe më shumë se 300 të tjerë u lënduan kur një tërmet 5.8 shkallë të Rihterit goditi sot Pakistanin verior, thanë zyrtarë të qeverisë dhe policisë.
Si pasojë e tërmetit janë dhjetëra ndërtesa dhe shtëpi të rrënuara, çarje në rrugë të mjaftueshme për të gëlltitur makina në Mirpur, një qytet në anën pakistaneze të Kashmir.
Epiqendra e tërmetit ishte 23 kilometra në veri të Jhelam, rreth 120 kilometra nga kryeqyteti Islamabad në një thellësi relativisht të vogël prej 10 kilometrash, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.
Trupat me ekipet e ndihmës ajrore dhe mjekësore dhe batanije, tenda dhe pajisje kuzhine u dërguan në zonat e rrezikuara.
Dëmi më i madh u shkaktua midis qyteteve Xhelam dhe Mirpur. Kryeministri Imran Khan shprehu shqetësim të thellë për dëmtimet e shkaktuara nga tërmeti dhe i udhëzoi të gjitha departamentet të ofrojnë ndihmë të menjëhershme.