Ballina Aktuale
AktualeBota
Demokratët kërkesë zyrtare për shkarkimin e Trump
25/09/20190
Demokratët amerikanë do të bëjnë një kërkesë zyrtare për shkarkimin e presidentit Trump. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nensi Pelosi, pritet të njoftojë se demokratët do të bëjnë një kërkesë zyrtare për të hetuar mundësinë e shkarkimit të presidentit Trump.
Kjo kërkesë bazohet mbi akuzat se presidenti Trump ka kërkuar angazhimin e fuqive të huaja për përfitime politike. Pjesë e këtij argumenti janë akuzat se Trump i ka bërë presion presidentit ukrainas, Zelenski, për të hapur një hetim zyrtar ndaj ish zëvendës presidentit amerikan, Xho Bajden, kandidat kryesor për president nga demokratët, dhe ndaj djalit të tij.
Kjo bisedë është pjesë e një ankese të bërë nga një dëshmitar, dhe që tregon se administrate e presidenti Trump ia ka mbajtur të fshehtë Kongresit.