E dyshuara e tretë në rastin “Reket”, ish prokurorja speciale publike Katica Janeva, njëjtë si edhe i dyshuari i parë Bojan Jovanovski-Boki 13, dje në Prokurorinë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion kërkoi që të kontrollojë dëshmitë, e pastaj ta shfrytëzojë të drejtën që të japë deklaratë. I dyshuari i dytë Zoran Milevski -Kiçeec me “amin” të PTHP-së do të lëshohet në arrest shtëpiak, raporton KOHA.
Avokatja e Janevës, Irena Fërçkovska, pas daljes nga PTHP-ja dje tha se klientja e saj së pari do ta shfrytëzojë të drejtën që personalisht t’i kontrollojë dëshmitë, e pastaj do të japë deklaratë. Paralajmëroi se kontrolli i dëshmive do të bëhet të enjten.
“I dyshuari i parë është nesër, neve do të na lejohet të enjten”, deklaroi Fërçkovska. Janevës nesër do t’i dorëzohet njoftimi për përfundimin e procedurës hetuese.
“Vlerësoj se është shkelur e drejta me atë që iu është mundësuar që të japë deklaratë para përfundimit të hetimit”, theksoi Fërçkovska. Për gjendjen shëndetësore dhe nëse i a.q. fondi i zi në PSP është që të paguhet angazhimi i tyre, avokatja theksoi se sot nuk kanë pasur mundësi të bisedojnë me Janevën.
“Tani është mirë. Ajo vuan nga sëmundje kronike dhe se ndodhet nën stres dhe presion të madh, që me siguri është normal për çdo njeri në vendin e saj”, sqaroi Fërçkovska.
E pyetur nëse hetimi ka përfunduar edhe për unionin ndërkombëtar, Fërçkovska tha se sipas mendimit të saj Katica Janeva nuk është përfshirë në unionin ndërkombëtar dhe kjo ka të bëjë vetëm për Perandorinë, por megjithatë atë do ta dinë kur do të marrin vendim për hetim të përfunduar. Dje, pasi ishte marrë mendim pozitiv nga Prokuroria, Gjykata e zëvendësoi masën e paraburgimit me arrest shtëpiak për të dyshuarin e dytë Zoran Milevski-Kiçeec.
Në Prokurori një ditë para Janevës për marrje në pyetje ishte sjellë i dyshuari i parë për rastin “Reket”, Bojan Jovanovski. Ai ishte në Prokurori një orë, por nuk dha deklaratë para prokurorëve. Periudhën e kaluar në lidhje me këtë rast në Prokurori dëshmuan biznesmeni Siljan Micevski, udhëheqësja televizive Lila Filipovska dhe deputetët Frosina Remenski dhe Aleksandër Kiracosvski, si dhe nënkryetarja e Asamblesë së Aleancës Ndërkombëtare, Agapi Dika dhe biznesmeni Zoran Azmanov.
Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion e hapi rastin “Reket” në korrik të këtij viti, kundër Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe Zoran Milevski-Kiçeec, që pastaj hetimi të zgjerohet edhe kundër Katica Janevës.