Një bashkudhëtar u lëndua rëndë në një nga gjithsej 14 fatkeqësitë e komunikacionit, që kanë ndodhur në Shkup gjatë ditës së djeshme. Në tetë fatkeqësi lehtë janë lënduar 14 persona, ndërsa në pesë u shkaktua dëm material.
Nga SPB Shkup informojnë se dje policia e trafikut ka përjashtuar nga komunikacioni 13 shoferë, të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, tre veta për shkak se e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 13 shoferë para se të kenë të drejtë të drejtojnë automjet dhe gjashtë fillestarë, si dhe 12 automjete të paregjistruara.
Janë sanksionuar edhe nëntë shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, dy shoferë nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve në vendkalim për këmbësorë, dy shoferë për tejkalim jo të rregullt, si dhe 14 shoferë për shfrytëzimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit.
Janë sanksionuar edhe 31 këmbësorë, të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë dhe 18 këmbësorë kanë kaluar në dritë të kuqe.
Janë hasur 66 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt, ndërsa me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 53 automjete. .