Përzgjedhje e revizorit të përgjithshëm të komisionit kuvendor amë

A do të kemi përfundimisht njeri të parë të revizionit shtetëror do të mësohet pas seancës së sotme të Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërtimeve.Kryetari i këtij Komisioni, Ilija Dimovski për sit ka caktuar vazhdime të pesë seancave të këtij trupi kuvendor në të cilët ka pika të mbetura të rendit të ditës gjegjësisht nuk është kryer zgjedhja e anëtarëve të tjerë të komisioneve kuvendore,drejtorit dhe zëvendësit të Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale, anëtarëve të Komisionit për parandalim të diskriminimit, këshilla për ndarjen e çmimeve dhe të tjerë.

Marketing

Tani për tani nuk dihet kush do të jetë drejtor i Entit shtetëror për revizion. Nëse nuk zgjidhet revizori i përgjithshëm ekziston rrezik për bllokadë të punës së ESHR, i cili është kompetent, mes tjerash edhe për përgatitjen e raporteve për punë financiare të institucioneve dhe gjithashtu nuk do të ketë nënshkrues për pagën e të punësuarve.

Më 4 tetor skadon mandati i zëvendësdrejtorit të Entit shtetëror për revizion Naser Ademi, i cili deri më tani ishte nënshkrues dhe e ka kryer punën e revizorit të përgjithshëm.

Përzgjedhja e revizorit të përgjithshëm kryhet në seancë plenare të Kuvendit.

Dimovski ka caktuar vazhdime të seancës së 6-të,të 9-të, 17-të, 18-të dhe 24 të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërtimeve.

Në vazhdimin e seancës së 17-të në orën 11:00 në rend dite janë konfirmimet tjera të Propozim-vendimit për shkarkim dhe emërtim të kryetarit, zëvendëskryetarit dhe anëtarëve të Këshillit, për ndarjen e Çmimit shtetëror 23 Tetori.

Në seancën e 24-të në orën 11:15 minuta në rend dite janë zgjedhja e anëtarëve të komisioneve kuvendore, Konfirmimi i propozim-vendimit për përzgjedhjen e shoqatave nga sfera e të drejtave të njeriut, e drejta policore dhe gjyqësia për Avokatin e popullit për kontroll të qytetarëve,konfirmim të propozimeve për emërimin e drejtorit dhe të zëvendësit të drejtorit të Agjencisë për mbrojtje të së drejtës së qasjes deri tek informacionet nga karakteri publik, propozim vendimi për emërimin e drejtorit të Agjencisë për cilësi në arsimin e lartë,propozim për zgjedhjen e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale për emërimi e anëtarit të Komisionit shtetëror për vendosje në procedurën administrative dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë, në propozim-vendim për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, konfirmim të Propozim-vendimit për emërim të anëtarëve të Këshillit drejtues të Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhor, si dhe Kontroll të kandidaturave të dorëzuara sipas Vendimit për shpalljen e konkursit publik për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi.

Në seancën e gjashtë në orën 11:30 minuta të Komisionit në rend dite është shkarkimi nga funksioni i zëvendës sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Dimovski ka caktuar edhe vazhdim të seancës së nëntë në ora 11:45 minuta në të cilën duhet të konfirmohet Propozim-vendimi për ndryshim të Vendimit për përzgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërtimeve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Një vendim i tillë është inicuar pas ndarjes së deputetëve nga Lëvizja BESA, të cilët tani një pjesë janë mbështetës të pushtetit, ndërsa një pjesë janë me opozitën.

Në seancën e 18-të në rend dite është Konfirmimi i Propozim vendimit për emërimin e anëtarit të Këshillit drejtues të Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhor.

Në Kuvend nesër seanca do të mbajnë edhe Komisioni për çështje evropiane i cili do ta shqyrtojë Propozim ligjin për meditim në lexim të dytë, ndërsa është caktuar edhe takim pune të Komisionit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave. Seancë do të mbajë edhe Komisioni ligjvënës juridik. .