Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma ka dal me një deklaratë me rastin e fillimit të fushatës zgjedhore.
Ai thotë se si kryetar i komunës së Hanit te Elezit, nuk do të mbështes asnjë subjekt politik në këto zgjedhje.
Suma fton qytetarët e komunës së Hanit të Elezit që të zhvillojnë një fushatë të qetë e të ndershme pa fyerje, pa etiketime, pa shantazhime, me një fjalë të tregojmë një kulturë politike e qytetare.
Letra e plotë:
Të nderuar qytetarë,
Nga sot (25.09.2019) edhe zyrtarisht fillon fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Republikës së Kosovës që do të mbahen me 6 Tetor 2019.
Në emërin tim personal dhe të komunës së Hanit te Elezit ftojë të gjithë qytetarët me të drejtë vote që me dt. 6 Tetor 2019 të dalin masivisht për të kryer obligimin e tyre qytetarë dhe të votojnë për kandidatët që mendojnë se janë më të mirët për të përfaqësuar popullin dhe për të qeverisur me Kosovën në katër vitet e ardhëshme.
Unë si kryetar i komunës së Hanit te Elezit, nuk do të mbështes asnjë subjekt politik në këto zgjedhje dhe ftojë qytetarët e komunës së Hanit të Elezit që të zhvillojnë një fushatë të qetë e të ndershme pa fyerje, pa etiketime, pa shantazhime, me një fjalë të tregojmë një kulturë politike e qytetare.
Të gjithë kandidatëve për deputet dhe subjekteve politike ju dëshirojë suksese në zgjedhjet e 6 Tetorit 2019.