Osmani në Berlin: Grupacioni më i madh politik në Bundestagut Gjerman, me shumicë të madhe konfiromi mbështjetjen për fillimin e negocitave për Maqedoninë

cof

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, për vizitë pune qëndron në Berlin, ku mbajti takim me deputetin e Bundestagut Gjerman, Kristian Petri nga grupacioni më i madh politik – partia SPD.

Marketing

Në takim, Osmani dhe Petri diskutuan për mbështetjen dhe vendimin për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, në të cilën në seancën e nesërme të Bundestagut do të ketë vendim përfundimtar.

“Mesazh të ri inkurajues sot më përcolli z. Petri, se edhe grupi deputetëve të partisë së tij, SPD, i cili është i dyti në numër të deputetëve, dje me shumicë dërmuese u soll vendimi me të cilin do të votojnë për marrjen e vendimit për fillimin e negociatave të vendit me BE-në”- theksoi Osmani, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen. “Nesër është seanca e Bundestagut në të cilën qëndron pika jonë, dhe është e dukshme se Gjermania do të votojë për në samitin evropian në tetor”

Zëvendëskryeministri Osmani për vizitë pune qëndron në Berlin, ku do të merr pjesë në seancën e Bundestagut dhe drejtpërsëdrejti do ta ndjek debatin dhe votimin për vendimin për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Samitin e BE-së në tetor. Nikoqir i Zëvendëskryeministrit Osmani gjatë vizitës së tij në Berlin do të jetë Kryetari i Bundestagut Gjerman, Volfgang Shojble.