Sot Ministri për rregullativë dhe përmirësimin e klimës investuese për ndërmarrjet vendase Hisen Xhemaili ishte pjesëmarrës në përurimin e rrugës Tetovë – Kodra e Diellit dhe në inspektimin e punimeve tek teleferiku me 6 ulëse gjithashtu në Kodrën e Diellit.
Ministri Xhemaili për mediat deklaroi që me përfundimin e rrugës dhe me lëshimin në përdorim të skiliftit me 6 ulëse hapen perspektiva të reja për zhvillimin e qendrës dimërore të Kodrës së Diellit në një qendër të zhvilluar rajonale.