Seminar ndërkombëtar për albanologjinë në Universitetin në Tetovë

Universiteti në Tetovë e mbajti Seminarin e 13-të ndërkombëtar për albanologjinë i quajtur “Gjuha, letërsia dhe identiteti”. Sot në kuadër të ditës së parë u mbajt promovimi i librave “Sintaksa shqipe (komponentat sintaksore)” dhe “Parathënie standarde shqiptare” nga Mehmet Çeliku si dy studime.

Marketing

“Rëndësia e këtij takimi shkencor është që në masë të madhe kontribuon për ndarjen e përvojave mes hulumtuesve – pjesëmarrësve të seminarit, përmes komunikimit dhe debatit. Qëllimi i seminarit është t’u përgjigjet pyetjeve që e ndërlidhë identitetin me gjuhën dhe letërsinë”, deklaroi drejtori i seminarit, profesori Selajdin Saliu.

Nesër, në ditën e dytë të seminarit është paraparë sesioni për shkencë dhe histori me temë: “Shqiptarët dhe Evropa”. Gjatë ditës do të ketë sesion kushtuar mediumeve me temat “Mediumet dhe lajmet e rrejshme”, “Kultura dhe mediumet”, “Roli i mediumeve publike”, Sesioni i fundit i dedikohet etnologjisë me temë: “Tjetri” në kulturën shqiptare dhe ballkanike “Digjitalizimi i pasurisë kulturore”.