Xhesika: Ja ç’hanë modelet për ta mbajtur trupin në formë

Modelja e njohur Xhesika Berberi mbahet si një ndër femrat më të bukura shqiptare me një fizik të përkryer. Ajo prej kohësh e ka vazhduar karrierën e saj si modele në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Marketing

Xhesika është mjaft e ndjekur dhe aktive në rrjete sociale ku vazhdimisht poston foto nga më të ndryshmet. Së fundmi përmes një postimi të bërë në Instastory, modelja iu ka dhënë mundësinë ndjekësve të saj ta pyesin për çdo gjë që duan të dinë prej saj.

Një prej ndjekësve e ka pyetur cili është sekreti për trupin e mrekullueshëm. “Ushqehem shumë shëndetshëm dhe e anashkaloj sa më shumë mishin. Palestër të paktën 3 herë në javë. Sa më shumë ujë, lëngje jeshile. 21 ditët e para janë pak më të vështira pastaj bëhet mënyrë jetese.”, ka zbuluar ajo.