Dy kompani kineze nga qyteti Hangzhou po u japin punëtoreve të tyre pushim prej 8- ditësh, për t’i inkurajuar të gjejnë të dashur.
Punëtorët mbi 30 vjeç mund të marrin disa ditë shtesë pushim gjatë kohës së festës së Vitit të Ri, në mënyrë që të kërkojnë për të dashur.
Këto kompani punësojnë qindra persona çdo ditë si aktorë që paraqiten në parada apo shfaqje të ndryshe, e pasi që disa prej tyre kalojnë shumë kohë në zyra i ka bërë drejtuesit e kompanisë të mendojnë se si ata mund të gjejnë të dashur derisa kalojnë kaq shumë kohë të mbyllur.
Andaj si zgjidhje e kanë parë t’u jepet pushim për të gjetur të dashur, drejtuesit besojnë se dashuria i bën punëtorët të lumtur dhe një punëtor i lumtur është edhe një punëtor i përkushtuar.