Seanca për lëndën “Tortura” që ka të bëjë me arrestimin e Lube Boshkoski në vitin 2011 është anuluar për më 9 tetor. Seanca e sotme u anulua për shkak se mungonte dëshmitari i pestë Petar Milloshevski.
Seancën gjyqësore e udhëheq gjykatësja Aleksandra Ristevska, ndërsa prokuror është Lubomir Lape.
Prokurori Publik Lubomir Lape në fillim të seancës ka tërhequr propozimin që Ivo Kotevski të jetë dëshmitarë në rastin “Tortura”.
Më herët gjykatësi njoft se janë përpjekur dy herë për ta njoftuar Kotevskin për të dëshmuar por nuk kanë arritur që ta kontaktojnë.
Rasti Tortura ka të bëjë me arrestimin brutal të liderit të partisë Të Bashkuar për Maqedoninë dhe ish-ministër i Punëve të Brendshme, Lube Boshkovski, më 6 qershor të vitit 2011, një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. në rastin “Tortura” të akuzuar janë ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, shefi i njësitit “Alfa” Ivica Antevski-Puki dhe pesë persona të tjerë.