Publikimi i dokumenteve me informacione nga interesi i lartë publik është një prej detyrave esenciale të mediumeve të lira dhe të pavarura sepse një mbikëqyrje e tillë publike garanton përgjegjësi dhe transparencë të organeve politike dhe publike, kumtoi sot Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale (ASHMAA) me rastin e vendimit të Prokurorisë Themelore Publike për të ngritur aktakuzë për të zbuluar një sekret zyrtar kundër Aleksandar Mitovskit nga portali “Infomax.mk”.
ASHMAA thekson se mediumet gjatë kryerjes së punës së tyre duhet t’i respektojnë standardet profesionale dhe etike të gazetarëve, ndërsa institucionet të kenë parasysh se ngritja e aktakuzës kundër gazetarëve për publikimin e informacioneve negativisht reflekton në arritjen e qëllimit të përbashkët – mbrojtje të interesit publik.