Policia greke ka publikuar pamjet e ndjekjes së gomones, në bordin e së cilës ndodheshin tre trafikantë, dy shqiptarë një një italian.
Siç duket edhe nga pamjet, trafikantët ishin të maskuar me skafandër, ndërsa gomonia ishte e mbushur me benzinë.
Media greke “Protothema” raportoi më parë se të dhënat çojnë në faktin që dy gomonet janë nisur nga jugu i Shqipërisë me destinacion Turqinë për të çuar hashash dhe për të marrë heroinë. Heroina me pas do shpërndahej në Shqipëri, Greqi e Itali.
Tre skafistët dyshohet se kane hedhur heroinën ne det.