Bytyqi: Vitet 2019-2020, vite të ekonomisë së RMV-së (VIDEO)

Këshilltar i Kryeministrit Zoran Zaev për Çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, thotë se qeveria pas mbylljes së marrëveshjes historike me nënshkrimin e marrëveshjes së Prespës dhe përmbylljen e rrugëtimit të Maqedonisë së Veriut në NATO ekonomia e vendit në vitin 2019 dhe 2020 janë vit të ekonomisë së RMV-së.

Marketing

“Në përfundim të çerekut të tretë mund të themi se në Maqedoni ka filluar një trend i cili doemosdoshmërisht do të sjellë zhvillim, zhvillim në të mirë të çdo qytetarit. Këtë po e them me bindje të plotë sepse të dhënat me të cilët operojmë në shtet janë premtuese, nuk duhet të harrojmë se në mesin e vitit 2016 zhvillimi ekonomik me BPV ishte shifra negative (-1.7%), ndërsa vitin 2019 e kemi filluar me rritje (4.1%), vazhdojmë me çerekun e dytë 3.1%.” – shprehet Bytyqi.