Një këmbësor është lënduar rëndë në një prej gjithsej 12 aksidenteve që kanë ndodhur gjatë ditës së kaluar në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në gjashtë aksidente lëndime të lehta trupore kanë marrë gjashtë persona, ndërsa në pesë është shkaktuar dëm material.
Nga SPB Shkup informojnë se dje policia rrugore ka sanksionuar 36 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin më shpejtë se e lejuara, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar katër shoferë nën ndikimin e alkoolit, 22 shoferë para të marrin të drejtën për të vozitur automjet motorik, si dhe dy automjete teknikisht të parregullta dhe 18 automjete të paregjistruara.
Janë sanksionuar edhe nëntë shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritën e kuqe, katër shoferë të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vijat e shënuara për ta, gjashtë shoferë për rreshtim të parregullt, dy shoferë për parakalim të parregullt, pesë shoferë për mosmbajtjen e rripit të sigurimit, si dhe nëntë shoferë të cilët e kanë shfrytëzuar telefonin celular gjatë vozitjes.
Dje janë sanksionuar edhe 13 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vijave të shënuara për ta dhe një këmbësor i cili ka kaluar në dritë të kuqe të semaforit.
Janë hasur edhe 91 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, ndërsa me ndihmën e karrotrecit janë larguar 82 automjete.