Alarmi i Agjencisë Europiane të Barnave: Ndalni menjëherë përdorimin e “Ranitidine”

Ky ilaç ka përdorim të shpeshtë nga qytetarët sa herë ndiejnë probleme të stomakut, madje e marrin edhe pa recete në farmaci, nuk duhet të përdoret më.
Bëhet fjalë për principin aktiv ranitidine, tabletë në formë doze 150 mg dhe 300 mg, tek të cilat ka rezultuar papastërti kancerogjene.

Marketing

Ky ilaç po tërhiqet nga tregu, nga kompania prodhuese, pas alarmit të dhënë nga Agjencia Europaine e Barnave.
Agjencia e barnave këtë njoftim të rëndësishëm e kanë publikuar në faqen zyrtare të tyre, ndërkohë që mjeket po njoftohen nga urdhrat përkatës në mënyrë që të mos e përshkruajnë më në recetë.

Qytetarët që janë duke ndjekur një terapi mjekimi me ranitidine duhet të kontaktojnë mjekun gastroheopatolog, para se ta ndërpresin mjekimin, në mënyrë që mjekimi të mund të zëvendësohet me një bar alternativ.
Po kështu qytetarët të cilët e marrin pa recetë duhet të konsultohen me farmacistin.