Para fakteve heshtin edhe Perenditë. Në dy vitet e fundit të mandatit, ish kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, kishte investuar rreth 50 euro për kokë banori në territorin e Gostivarit, kurse në kohën e Arben Taravarit këto investime bien rreth 15 euro më pak. Të dhënat e fundit të Qendrës për Komunikime Civile me seli në Shkup, e cila hulumton punën e komunave për çdo vit në vendin tonë, vitin 2018-të në Gostivar ka pasur vetëm 35 euro investime për kokë banori.
Taravari ka ulur edhe numrin e prokurimeve publike që ka shpallur, nga 70-80 sa kishin qenë në kohën e Nevzat Bejtës, ato kanë rënë në 2018-tën në 36 prokurime publike. Ka ulur edhe numrin e kompanive me të cilat ka bashkëpunuar, që nënkupton se paratë i ka destinuar vetëm te disa kompani të afërta me të dhe njerëzit e tij. Nga ana tjetër, gjatë gjithë kohës në opinion flet për transparencë. Ka bashkëpunuar me 29 kompani, prej të cilave shumica maqedonase, ndërsa në krye të listës e ka kompaninë “Pellagonia”.
Për të qenë akoma më shqetësues fakti, Taravari sipas hulumtimit të Qendrës për Komunikime Civile, në 2018-tën sipas parave të harxhuara, ka ulur edhe punimet në terren. Nëse në kohën e Nevzat Bejtës dhe të BDI-së 74,7 për qind e parave janë destinuar për punë në terren, në kohën e Taravarit dhe ASH-së kjo përqindje bie në vetëm 9,7 për qind. Edhe te shërbimet komunale ka ulur paratë. Në vitin 2016-të kanë qenë 12,6 për qind e parave buxhetore të destinuara për shërbime, kurse në vitin 2018-të kjo përqindje bie në dhjetë përqind më pak, konkretisht në vetëm 2,6 për qind.
Ky nuk është hulumtimi i vetëm që e nxjerr keq Taravarin dhe ekipin e tij se si menaxhojnë me paratë publike të qytetarëve të Gostivarit.
Para disa ditësh edhe organizata joqeveritare “Iniciative për Intergim Qytetarë” nga Gostivari prezentoi hulumtimin e saj në terren e ku kishte anketuar 300 qytetarë të Gostivarit. Shumica prej tyre ishin deklaruar se janë të pa kënaqur me udhëheqësin aktuale, konkretisht se Komuna e Gostivarit aktualisht shkon në drejtim të gabuar sipas punëve që realizon.
Këto të dhëna të cilat i nxjerr në sipërfaqe sektori jo qeveritar sot, edhe një herë dëshmojnë se vërejtjet tona ndaj Tavavarit dhe ekipit të tij, nuk kanë qenë me prapavijë, por qëllimmira. Lusim Taravarin, këto vërejtje ti marr me seriozitet, mos i keqpërdor paratë e qytetarëve dhe të fillojë të punojë.
Bashkimi Demokratik për Integrim, Dega – Gostivar
http://javninabavki.opendata.mk/2018/opstina/gostivar