Ambasadori i parë grek dorëzoi letrat kredenciale

Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të Dimitris Janakakis, ambasador i jashtëzakonshëm dhe i autorizuar i Greqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Siç kumtoi Kabineti i shefit të shtetit, duke shfaqur kënaqësi nga hapja e kapitullit të ri në marrëdhëniet mes të dyja shteteve me potencial të rëndësishëm për pasurimin dhe avancimin e tyre të mëtutjeshëm, presidenti Pendarovski theksoi se ky hap ka të bëjë, para së gjithash, për përkushtimin e të dyja shteteve drejtë ndërtimit të politikës së mirë fqinjësore ndaj parimeve të besimit të ndërsjellë dhe transparencës.

“Marrëveshja e Prespës krijon mundësi të mëdha për avancim të vazhdueshëm dhe të rëndësishëm të bashkëpunimit në të gjitha sferat dhe ndërtimin e marrëdhënies së partneritetit ashtu si i ngjan dy shteteve fqinje të cilat ndajnë vlera euroatlantike”, deklaroi Pendarovski, duke theksuar se shteti ynë në frymën e fqinjësisë së mirë është i gatshëm për bashkëpunim të mëtutjeshëm të përkushtuar dhe thelbësor të të dyja vendeve dhe mirëqenien e tyre.

Presidenti Pendarovski ka shprehur pritshmëri se fokusi i bashkëpunimit të mëtutjeshëm do të jetë në avancimin e, tashmë, gjendjes së mirë ekonomike.

“Në këtë drejtim prioritet të veçantë duhet të ketë realizimi i projekteve konkrete rajonale për përmirësimin e lidhjes hekurudhore, rrugore dhe energjetike, komunikimeve, turizmit, shkëmbimit ekonomik, rrjedhës së njerëzve, ideve dhe të gjitha ata sfera të parapara në Planin aksional për pasurimin dhe avancimin e bashkëpunimit ekonomik të cilin e nënshkruan kryeministrat e të dyja vendeve”, theksoi Presidenti.

Duke u falënderuar për mikpritjen e ngrohtë, ambasadori Janakasis ka theksuar se është i nderuar që është emëruar si ambasador i parë i Republikës së Greqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se që nga viti 2016, që prej kur e ka kryer detyrën shef i Zyrës greke të lidhjeve në Shkup, është nënshkruar Marrëveshja e Prespës, është ratifikuar dhe vënë në fuqi, gjë që solli që Greqia ta mbështesë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE. Ai ka shtuar se zbatimi me kohë dhe i plotë i Marrëveshjes është me rëndësi vitale për marrëdhëniet mes të dyja vendeve.