Muzafer Ejupi, futbollist shqiptar i cili luan me skuadrën Slaven Belupo në Kroaci, është përfshirë në një përplasje fizike dy ditë më parë, ku dhe ka pësuar dëmtime serioze. Mësohet se futbollisti shqiptar, i cili në të kaluarën ka përfaqësuar Maqedoninë e Veriut, u sulmua nga një 53-vjeçar nga Koprivnica, teksa ishte nën shoqërinë e kunatit të tij.
Mësohet se kroati e ka goditur futbollistin me një shufër metalike, duke i shkaktuar lëndime serioze në kokë. Deri më tani ende nuk janë të qarta shkaqet të cilat çuan deri në përplasjen fizike mes 53-vjeçarit dhe Ejupit.
Lajmi për dhunimin e shqiptarit është bërë publik dhe nga skuadra kroate, e cila ka publikuar disa foto të lojtarit të plagosur. Pasi ka marrë mjekimin e nevojshëm mjekësor, Ejupi është shoqëruar edhe në policia, por pas sqarimit të ngjarjes është lënë i lirë.