Mesfushori francez, Moussa Sissoko, ka nënshkruar marrëveshje të re në Tottenham.
Këtë e ka bërë të ditur klubi anglez në faqen zyrtare, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Futbollisti 30 vjeçar ka pranuar që të qëndrojë me Spurs edhe për katër vjet të tjera.
Kontrata e tij tani do të jetë e vlefshme deri në vitin 2023.