Mila Kunis e irrituar nga libri i Demi Moore

Libri i aktores Demi Moore, “Inside Out” në të cilin ajo tregon momente të parrëfyera më parë nga jeta e saj personale, duket se ka irrituar aktoren Mila Kunis, e cila është bashkëshortja e Ashton Kutcher.

Marketing

Në librin e saj Moore ka treguar se për shkak të dëshirës së Ashton, asokohe bashkëshort i saj ajo është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me tre persona.

Gjithashtu në libër aktorja Moore tregon për dy tradhtitë e Kutcher gjatë martesës së tyre. Media e huaja kanë shkruar se Mila është tejet e nervozuar për atë çfarë ka shkruar Demi Moore.

Ajo është e shqetësuar pasi nuk duron dot faktin që në të ardhmen dy fëmijët e saj t’i lexojnë këto gjëra, apo që të tjerët të mund të tallen me ta prej librit.

“Mila nuk po ndihet aspak mirë për ato që janë shkruar dhe pret çastin kur çdo gjë të përfundojë e të mos flitet më për të kaluarën. Ajo nuk e ka pritur kurrë që Demi do të zbulonte këto gjëra pas kaq vitesh. Kunis e di që bashkëshorti i saj nuk është i njëjti person si në kohën kur ishte i martuar me Demin. Ajo nuk sheh asnjë pozitive në atë çfarë është shkruar për Ashton, por vetëm diçka që mund t’a dëmtojë. Ai tashmë një familjar, një baba dhe Mila nuk sheh asnjë arsye që emri i tij të njolloset,”-është shprehur një burim pranë aktores për mediat e huaja.