Humb jetën një punëtor i EVN-së në Tetovë

Një punonjës i kompanisë EVN sot rreth orës 9:30 ka humbur jetën në fshatin Xhepçisht të Tetovës.

Marketing

“Në SPB Shkup rreth orës 9:30 punonjësi i EVN ka denoncuar se kolegu i tij 43 vjeçar duke kryer intervenim, përkatësisht heqjen e defektit ka rënë dhe ka ndërruar jetë”, tha Marjan Josfoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Ai tha se është thirrë ndihma e shpejtë dhe nga mjeku është konstatuar vdekja.

Për këtë ngjarje është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.