Në margjinën e seancës së 74-të të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov dhe Ministri i Jashtëm i Tunizisë, Kamais Zinai nënshkruan një Protokoll për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Dimitrov, siç njoftojnë nga MPJ, nënshkroi gjithashtu një protokoll për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike edhe me homologun e tij armen, Zohrab Mnacakanjan.
“Marrëdhëniet diplomatike me Republikën e Tunizisë do të vendosen në dialog politik dhe në krijimin e mundësive për intensifikimin e këmbimit ekonomik dhe kulturore, si de të bashkëpunimit në planin multilateral, citohet në njoftimin e MPJ-së.
Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Armeninë do të kontribuojë në thellimin e bashkëpunimit të përgjithshëm midis dy vendeve. Formalizimi siguron këndvështrime të reja për zhvillimin e dialogut politik, intensifikimin e bashkëpunimit kulturor dhe ekonomik, si dhe komunikimin më të shpeshtë multilateral, thuhet në deklaratë.
Bazat për bashkëpunim më intensiv u krijuan gjithashtu edhe me Gjeorgjinë. Ministri Dimitrov dhe homologu i tij gjeorgjian, David Zalkaliani, nënshkruan një Protokoll të Bashkëpunimit midis dy ministrive dhe diskutuan për promovimin e marrëdhënieve përmes konsultimeve politike, liberalizimit të vizave, vizitave të biznesit dhe bashkëpunimit shumëpalësh.
Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, Dimitrov pati një takim dypalësh me homologun e tij Letonez, Edgars Rinkeviç.
Sipas Ministrisë së Jashtme, Dimitrov theksoi se qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët japin mbështetje të gjerë për idenë evropiane, kishin pritshmëri të mëdha nga takimi në tetor i Këshillit Evropian. Një vendim pozitiv do të jetë një mesazh i qartë për ta, rajonin dhe besimin në politikën e BE-së ndaj Ballkanit.
Ministri Rinkeviç shprehu mbështetjen e tij të pakushtëzuar për angazhimet tona për t’u anëtarësuar në BE dhe NATO. Duke marrë parasysh momentin aktual, ministri Letonez sugjeroi që BE-ja duhet të jepte një sinjal pozitiv, i cili do të ishte i mirë për BE-në, për stabilitetin e rajonit dhe për besueshmërinë e politikës së zgjerimit.
Bashkëbiseduesit, siç citoi në njoftim, ka biseduar edhe për dinamikën e lidhur me aderimin tonë në Aleancë në Samitin e NATO-s në Londër.