Zaev: Komuniteti boshnjak jep kontribut të madh kulturor dhe ekonomik për zhvillimin dhe prosperitetin e vendit tonë

Kryeministri Zoran Zaev me rastin e 28 Shtatorit – Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve i dërgon urim pjesëtarëve të komunitetit boshnjak në vend.

Marketing

“Festa e sotme – Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve është një ditë kur të gjithë e festojmë solidaritetin tonë, duke respektuar me dinjitet dallimet që i duhen shoqërisë sonë. Qeveria, së bashku me të gjithë qytetarët, është e përkushtuar në ndërtimin dhe promovimin e konceptit të zhvillimit të një shoqërie të barabartë, të drejtë dialogut ndërkulturor si një pasuri e përbashkët, me një angazhim të përbashkët për respektimin, tolerancën dhe avancimin e diversitetit etnik dhe kulturor”, tha Zaev në urimin e tij.

Komuniteti boshnjak, siç citohet, jep një kontribut të madh kulturor dhe ekonomik në zhvillimin dhe prosperitetin e vendit tonë, i cili respekton vlerat evropiane dhe euro-atlantike, si një parim themelor për ndërtimin e një shteti demokratik modern.

“Më lejoni, sot, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, të dërgoj urimet më të sinqerta me rastin e 28 Shtatorit, duke uruar afatgjatësi për solidaritetin, respektin dhe unitetin, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të ndërtojmë një të ardhme të prosperuar për ne dhe fëmijët tanë “, citohet në urimin e Kryeministrit Zaev.