Violetë Kukajt i bëri hajër ndarja nga bashkëshorti, shfaqet “shnosh si molla“

Ka disa muaj që këngëtarja Violetë Kukaj i ka dhënë fund martesës së saj me bashkëshortin Faikun.

Marketing

Edhe pse asnjëherë nuk e konfirmuan zyrtarisht, u tha se këngëtarja ka marrë dhe fëmijët dhe është larguar nga shtëpia ku kanë jetuar me bashkëshortin.

E duket se tashmë ajo ka lënë pas këtë histori të jetës së saj.

Në fotografitë e publikuara së fundmi, Violetë Kukaj shfaqet në formë si asnjëherë tjetër, e madje duket sikur ka shtuar peshë.

Sa i përket muzikës, Kukaj është mjaft aktive ku agjenda e saj është e ngjeshur me koncerte të ndryshme si brenda por edhe jashtë vendit, duke mos munguar as ahengjet familjare.