FC Shkupi në Krye me Qatip Osmanin ndal Shkëndijën E Selimit (VIDEO)

FC Shkupi në krye me Qatip Osmanin i ka dhënë fund serisë së Shkëndijës prej 3 fitoreve të njëpasnjëshme pa gol të pranuar, njofton “infOSport.mk”.

Marketing

Falë sulmuesit kroat, Marin Jurina, FC Shkupi shënoi fitore 2:0, me të dy golat e shënuar në pjesën e dytë. Ndryshe Shkëndija gjatë pjesës së parë kishte një rast të shkëlqyeshëm për të kaluar në epërsi, mirëpo Besart Ibraimi humbi penalti, ndërsa në pjesën e dytë gjithçka foli në të mirë të “bardhekaltërve” nga Çairi, të cilët të përkrahur nga ana e tifozëve të tyre, dhanë më të mirën në fushë.

Festa e drejtorit sportiv, Omer Bunjaku në tribuna pas golit të Marin Jurina

Festa e drejtorit sportiv, Omer Bunjaku në tribuna pas golit të Marin Jurina

Publiée par infosport.mk sur Samedi 28 septembre 2019

Golin e parë Marin Jurina e realizoi në minutën e 69-të, kur u tregua mjaft luftarak para zonës kundërshtare dhe i shtrirë për tokë, me të majtën e tij arriti që të shënojë në rrjetën e Bekim Rexhepit.

Marin Jurina shenon edhe golin e dyte ne rrjeten e Rexhepit

Marin Jurina shenon edhe golin e dyte ne rrjeten e RexhepitFC SHKUPI – SHKENDIJA 2:0(M. Jurina 85')

Publiée par infosport.mk sur Samedi 28 septembre 2019

Ky gol ju dha krahë edhe më shumë futbollistëve vendas, e më konkretisht vetë Jurinës, i cili në minutën e 85-të si një tren i pandalshëm tejkaloi Mexhit Nezirin, për të shënuar edhe golin e dytë në rrjetën e skuadrës tetovare, që tashmë zbret në pozitën e 5-të, ndërkohë FC Shkupi me 12 pikë renditet në pozitën e 3-të, menjëherë pas dyshes Vardari, Akademia Pandev, që nesër do të përballen njëra me tjetrën në arenën “Todor Proeski”.

Shperthim nw “Cair”, super
Експлозија на „Чаир“, супер-Јурина го потопи шампионот Шкендија!