Basha kryetarëve të PD-së: përgatituni për zgjedhje të parakohëshme

Kryetari i Partisë Demokratike ka mbledhur kryetarët e degëve të PD-së në rrethe për ti orientuar për aksionin politik të partisë më të madhe në opozitë.Basha ka kërkuar qe ata të përgatiten për zgjedhje të reja.

Marketing

Në njoftimin e shpërndarë nga strukturat e Pd thuhet se:

Situata politike në vend ka qenë në fokus të mbledhjes së Kryetarit të PD me kryetarët e partisë në rrethe. Pas raportimeve për përmbushjen e detyrave për organizimin e partisë, që janë realizuar ne periudhen Korrik- Shtator, Basha ka theksuar se tashme partia duhet te filloje menjehere pergatitjet elektorale dhe per aksion politik.

Vendi eshte ne nje krize te thelle shumeplaneshe dhe detyra e PD dhe opozites eshte te angazhohet seriozisht per te qene prane njerezve dhe per t’i hapur rruge prespektives europine te Shqiperise. Opozita ka dhene propozimet e veta per zgjidhjen e krizes ne vend, qe kalon permes zgjedhjeve te njekohshme parlamentare dhe lokale te parakohshme, me qeveri tranzitore qe garantin standardet per zgjedhjet e lira dhe te ndershme.

Prane Partise Demokratike do te ngrihet shtabi qendror elektoral dhe politik, shtabe qe do te shtrihen ne menyre piramidale ne te gjithe vendin.

Puna do te perqendrohet ne planin e ofrimit te zgjidhjes per qytetaret, denoncimeve per aferat korruptive dhe kriminale te Qeverise, bashkimi i faktoreve dhe aktoreve me potencial njerezor dhe eletoral prane PD, si dhe hapja e partise per njerez me integritet profesional e moral.

Kryetari i PD Lulzim Basha i ka paraqitur Kryetareve te Degeve nje kalendar te qarte dhe konkret pune, me pergjegjesi dhe afate te qarta.

Nderkohe per aksionin politik, qe perfshin edhe protestat, eshte vendosur qe format dhe afatet te percaktohen ne nje moment te dyte per te shmangur shfokusimin nga ceshtjet kryesore qe jane aktualisht ne vemendje: fazen finale te zgjidhjes se krizes politike dhe procesi i integrimit europian.