Manchester City udhëtoi në Liverpool pasditen e sotme dhe iu përgjigj fitores së “The reds” ndaj Sheffield United, duke arritur të triumfojë 1-3 ndaj skuadrës tjetër të qytetit, Evertonit.
Të besuarit e Guardiolës vuajtën jo pak në këtë transfertë, por arritën të zgjidhin gjithçka në 20 minutat e fundit të sfidës, ku shënuan dy herë dhe bënë diferencën në të gjitha drejtimet.
Gabriel Jesus kaloi “qytetarët” në avantazh në minutën e 27’, por 6 minuta më vonë, Everton riktheu baraspeshën me anë të Calvert-Lewin, duke komplikuar jo pak punën për trajnerin Guardiola.
Megjithatë Manchester City arriti të gjejë golin e avantazhit me Mahrez në minutën e 71-të, ndërsa pak para vërshëllimës finale, vulosi suksesin me anë të sulmuesit anglez Raheem Sterling.
Kjo fitore mban Manchester Cityn në vendin e dytë, me 16 pikë të grumbulluara në 7 javë, plot 5 më pak sesa Liverpooi që kryeson me 21 pikë të plota.