Derbi i javës së gjashtë në Superligën e Turqisë mes Galatasarayt dhe Fenerbahces ka përfunduar pa fitues, transmeton Gazeta Metro.
Ndeshja e zhvilluar në ‘Turk Telekom Arena’ mes rivalëve të përbetuar nga Stambolli përfundoi pa fitues dhe pa gola. Ndeshja u karakterizua me raste të shumta nga të dyja skuadrat, teksa dominimi ishte në anën e Fenerbahces. Megjithatë, në fund skuadrat u desh të pajtohen me vetëm një barazim.
Vlen të theksohet se edhe në këtë ndeshje, ashtu si në 5 ndeshjet e kaluara, Vedat Muriqi ishte titullar dhe i pazëvendësueshëm. Mirëpo, jo gjithçka shkoi mirë për sulmuesin shtatlartë.
Sulmuesi prizrenas u përgjak gjatë ndeshjes, por për fat të mirë ai u rikthye në fushë dhe zhvilloi krejtësisht ndeshjes, pas një trajtimi mjekësor që mori nga mjekët.
Për këtë, gruaja e tij ka pasur disa fjalë në rrjetin social Instagram.
“Edhe në këto momente ti luftove. Nuk e di sa krenare jam për ty”, ka thënë ajo