S’ka dritë jeshile për Maqedoninë derisa të pastrohen të gjitha falsifikimet e historisë

Zëvendëskryeministri i bullgar dhe lideri i VMRO-BND, Krasimir Karakaçanov ka deklaruar se nuk do të ketë dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut drejtë anëtarësimit të saj në BE, derisa të pastrohen të gjitha falsifikimet e historisë.

Marketing

“Deri sa Komisioni për cështje arsimore dhe historike nuk ka afatë, atëherë nuk do të këtë afatë edhe rruga e Maqedonisë së Veriut drejtë Bashkimit Evropian.

Është e papranueshme që dikush të mendoj se ata thjeshtë do të përdorin Bullgarinë vetëm për hyrje në BE”, deklaroi Karakaçanov, duke komentuar intervistën e mëhershme të presidentit Stevo Pendarovski.

Ai deklaroi se më 17 tetor Bullgaria nuk duhet të nxitojë të japë dritën jeshile për fillimin e negociatave për pranimin e Maqedonisë, derisa të pastrohen të gjitha falsifikimet e historisë.