Në pikën e ditës është grabitur xhamia e Rinisë në Gostivar. Në një video të publikuar nga televizioni Globi shihet se si një person i panjohur futet në xhami dhe shkon drejt arkës, për të marrë paratë.
Ai arrin që të marrë një sasi parash dhe të arratiset. Në videon e publikuar që është sigurar nga kamerat e sigurisë së xhamisë, zbulohet edhe fytyra e personit, i cili lehtësisht mund të identifikohet nga organet e rendit.