Loriku dhe Monika janë në pritje të ëmbël.
Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij Monika janë në pritje për t’u bërë sërish prindër.
Ajo tani është në muajin e 6-të të shtatzënisë dhe bazuar në fotot që çifti po i postojnë shihet se po e shijojnë në maksimum këtë pritje të ëmbël.
Planet për zgjerim të familjes, Loriku i kishte thënë vitin e kaluar në intervista për televizionet shqiptare me ç’rast ishte shprehur se ka dëshirë që të bëhen me një vajzë të cilës i kanë gjetur edhe emrin, Enkelejda.