Televizioni saudit Al Ekhbariya lajmëroi se gjenerali Abdulaziz al-Fagham është vrarë gjatë një përleshje në Jeddah.
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve SPA, zëdhënës i policisë në Makkah konfirmoi vrasjen, duke thënë se truproja ishte qëlluar pas një përleshje verbale me një mik gjatë vizitës në shtëpinë e tij.
Sulmuesi u qëllua për vdekje nga forcat e sigurisë pasi ai nuk pranoi të dorëzohej, tha zëdhënësi.
Pesë forca të sigurisë u plagosën në incident.
Al-Fagham ka shërbyer si truproja personale e mbretit të ndjerë Abdullah, i cili vdiq në vitin 2015.