VMRO-DPMNE-ja akuzon qeverinë se po përpiqet t’i hesht mediat me anë të padive

Nëpërmjet një njoftimit të partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE thuhet se “i amnistuari Zaev është i frikësuar për shkak se korrupsioni dhe paaftësia e qeverisjes së tij janë temë kryesore në media. Pikërisht për këtë po përpiqen që me çdo kusht t’i heshtin mediat”.

Marketing

“Banda kriminale në pushtet frikësohet nga e vërteta e qeverisjes së vet dhe për këtë shkak kryen trysni dhe kërcënon mediat”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Sipas VMRO-DPMNE-së, deputeti dhe ish-sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski e padit drejtorin e ‘Prva republika’ për një tekst të publikuar në portalin ‘Republika’ dhe se gjithë krerët shtetërorë paralajmëruan padi për redaktorin e portalit ‘Infomaks’, Aleksandar Mitovski të cilit ju ngrit aktpadi për publikimin e , siç thonë nga VMRO-DPMNE, aferës më të madhe kriminale në historinë e Maqedonisë.

Ata shtojnë se Më herët, gazetarët janë thirrur për biseda nga ana e pushtetit.

“VMRO-DPMNE dënon sulmin ndaj mediave, sulmin ndaj lirisë së fjalës. Liria e medias dhe liria e shprehjes janë një ndër parimet e BE-së ku Maqedonia po synon të anëtarësohet. Zaev në përpjekje që ta mbrojë krimin e rrezikon të ardhmen e gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.