Instituti i Shëndetit Publik në bashkëpunim me OJQ-në “E ardhshme e shëndetshme”, me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë, sot në Parkun e Qytetit organizon shënimin e 29 Shtatorit, Ditës Botërore të Zemrës nën moton “Bëhu Hero i Zemrës, bëj një premtim “.
Qëllimi, siç informon Instituti, është për të përkujtuar rëndësinë e një stili jetese të shëndetshëm dhe ekzaminimet e rregullta parandaluese për zbulimin në kohë të sëmundjeve të zemrës dhe parandalimin e vdekjes së parakohshme …
Qytetarëve të pranishëm do t’i matet sheqeri në gjak dhe kolesteroli, tensioni i gjakut, indeksi i masës trupore të matur me peshën dhe gjatësinë e trupit, do t’i jepen këshilla profesionale për gjendjen e tyre shëndetësorë dhe do t’u jepen broshura dhe lloje të tjera të materialit edukativ shëndetësor nga punonjësit shëndetësorë.
Në kuadër të programit do të prezantohen edhe ushtrime të jogës dhe ushtrime për çlodhje. Në këtë eveniment do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe shoqata të çiklizmit, shoqata të qytetarëve, pensionistë.