Kylie Jenner, më e reja dhe pa dyshim më e suksesshmja e familjes është tashmë bilionere falë biznesit të saj Kylie Cosmetics dhe Kylie Skin.
Kylie tashmë 22 vjeç, duket krejt ndryshe nga pamja e saj e dikurshme, kur debutoi në emisionin e familjes së saj Keeping Up With The Kardashians.
Disa ndryshime natyrisht që kanë të bejnë me ndryshimet natyrore që ndodhin te të gjithë ne teksa rritemi, por fansat kanë kohë që dyshojnë se ajo ka bërë ndërhyrje kirurgjike për të ndryshuar pamjen e saj.
Kylie gjithmonë ka këmbëngulur se në fytyrën e saj ka vetëm mbushësin në buzë.
Por një kirurg i famshëm estetik nga Glow ka dhënë vlersimin e tij për të përditshmen angleze Mirror ku ka zbuluar se si Kylie Jenner ka arritur transformimin e saj të plotë ndër vite dhe se sa mund ti ketë kushtuar.
Hunda
Duke parë fotot e Kylie, ura dhe maja e hundës së saj duket më e hollë dhe ajo që do të përshkruhet si “femërore klasike”, është shprehur kirurgu.
Kjo mund të tregojë një procedurë rhinoplastike kirurgjikale (riformimin e hundës), e cila e ka lënë atë me një profil jashtëzakonisht të natyrshëm dhe të dëshirueshëm.
Kostoja e një procedure rhinoplastike varet nga shumë faktorë të ndryshëm fiziologjikë, teknikat e përdorura dhe rekomandimet e kirurgut, megjithatë, ato zakonisht shkojnë nga 8,000 – 12,000 dollarë.
Buzët
Kirugu i famshëm gjithashtu tha se Kylie mund të ketë shpenzuar diku rreth 10,000 dollarë gjatë viteve për mbushësit e buzëve.
Sipas tij një rezultat i dëshirueshëm duhet të ndjekë formën natyrale të buzës që nuk ndikon në harkun e cupids dhe buza e poshtme të duket pak më e madhe se buza e sipërme.
Fytyra
Kylie tani ka humbur linjat e buzëqeshjes ’që shkojnë natyrshëm nga hunda në anën e gojës.
Kjo mund të arrihet me mbushësin dermal të injektuar drejtpërdrejt në vijën e linjave, nëse ato janë të thella, por në rastin e Kylie, ka më shumë të ngjarë të shtoni mbushësin dermal poshtë zonës së mollëzave kjo do të ndihmojë në ngritjen e vijës dhe gjithashtu krijimin e një mollëzë më të përcaktuar.
Mbushësit variojnë në çmim në varësi të zonës dhe sasisë së përdorur, zakonisht midis 200 dhe 700 dollarë
Gjoksi
Duke parë imazhet e kaluara të Kylie, është e mundur që ajo t’i jetë nënshtruar një zmadhimi kirurgjikal të gjoksit.
Forma dhe madhësia e gjirit gjithashtu mund të ndryshojnë gjatë gjithë jetës së një gruaje për arsye si puberteti, humbja e peshës, shtimi i peshës, shtatzënia etj.
Por në rastin e Kylie, kirurgu ka thenë bindshëm se është një procedurë e rritjes së gjirit. Çmimi mesatar i kësaj procedure është 6,000 dhe 8,000 dollarë.