Maqedoni, vitin e kaluar mbi 10 mijë vdekje nga sulmet kardiake

Vitin e kaluar nga sëmundjet kardiovaskulare në shtet kanë vdekur rreth 10 mijë persona, ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë gra. Karakteristikë është se ndryshon kufiri i moshës për vdekshmërinë e kësaj sëmundje. Gjithnjë e më shpesh, për shkak të stilit të keq të jetesës, nga këto sëmundje vdesin edhe njerëz të rinj të moshës 40 vjeç, bile edhe nën 40 vjeç.
Këtë e deklaroi sot Elena Qosevska, udhëheqës i sektorit për promovim të shëndetit në Institutin për Shëndet Publik dhe profesor i Fakultetit të Mjekësisë në shënimin e Ditës botërore të zemrës, 29 shtator. Motoja e sivjetmë është “Bëhu hero i zemrës”.

Marketing

Sëmundjet kardiovaskulare, siç tha, “paraqesin problem të madh shëndetësor si në botë ashtu edhe në shtet.
Sipas Qosevskës, faktorët e rrezikut në fillim nuk njihen tek njerëzit e shëndoshë, prandaj edhe nevojitet zbulim i hershëm me kontrolle të rregullta.

“Njerëzit mendojnë se janë të shëndoshë, por në fakt kanë faktor rreziku të caktuar. Faktor i dukshëm i rrezikut me dunahpirje dhe shtypje të gjakut nëse është i lartë mbi 140 me 90 është një shenjë se duhet të hetohen edhe parametrat tjerë dhe të konstatohet rreziku kardiovaskular. Efekti kumulativ në dy tre apo më shumë faktorë rreziqesh është alarm se qytetari duhet rregullisht të vizitojë mjekun dhe të jetë në konsultim me mjekun e tij amë”, ka thënë Qosevska.

Ajo ka ftuar qytetarët të kryejnë kontrolle të rregullta për shëndetin e tyre, ta matin shtypjen e gjakut, kolesterolin dhe yndyrat në gjak, sheqerin në gjak ose nëse janë duhanpirës të ndalojnë me pirjen. Ka porositur që konsumimi i alkoolit të jetë sipas normave të parapara, pra doza të jetë 330 mililitra birrë, dhjetë mililitra raki dhe 150 mililitra verë.

“Aktiviteti fizik është shumë me rëndësi. Në vendin tonë ka shumë terrene, salla sportive dhe kushte tjera por vetëm nevojitet njerëzit të kuptojnë se patjetër të kujdesen për shëndetin e tyre”, shton Qosevska.

Zoran Mitev nga “E ardhmja e shëndetshme”- Shoqatë për prevenim nga sëmundjet kardiovaskulare ka thënë se në dhjetë vitet e fundit numri i të prekurve bie që është mirë për shtetin dhe siç tha, “duhet më aktivisht të punojmë në atë plan”.

Vdekshmëria nga sëmundjet kardiovaskulare në botë arrin 17.9 milionë në nivel vjetor. Në Evropë, tre të katërtat e vdekjeve janë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundjet malinje.