Mourinho po ashtu e ka mohuar se ai mund të kthehet në Itali.
Ai ka folur për Interin duke thënë: “Aty është shtëpia ime, familja ime. Moratti është një mik, presidenti im. Historia e tripletës është fantastike. Pas Madridit, nëse do të isha kthyer në ‘San Siro’ për të festuar, nuk do të isha larguar dot kurrë nga Interi.
Kur i thua mirupafshim një familje është e vështirë ta përballosh. Atë natë e dija se do të largohesha, nuk mund t’i thosha ‘Jo’ Real Madridit për të tretën herë”.