Shkup, gjoba për 220 shoferë për parkim të parregullt

Dy këmbësorë kanë humbur jetën, ndërsa një shofer i motoçikletës ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa 15 persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në 11 prej gjithsej 27 aksidenteve që kanë ndodhur uikendin e fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në 14 aksidente është shkaktuar dëm material.

Marketing

Nga komunikacioni, sipas të dhënave të SPB-së Shkup, policia ka përjashtuar 57 shoferë të cilët kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 63 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 33 shoferë para se ta marrin patentë shoferi, nëntë shoferë fillestarë, 37 automjete të paregjistruara dhe një automjet për mbingarkim.

Për parkim të padrejtë janë dhënë 220 sanksione, ndërsa me automjetin special “karrotrec” janë mënjanuar 128 automjete.
Janë sanksionuar edhe katër këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë, pesë shoferë të cilët kanë kaluar udhëkryqin në dritë të kuqe, dy shoferë të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalimin e shënuar, dy shoferë për qëndrim të padrejtë, dy shoferë për arritje të padrejtë, 17 shoferë të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi automjeteve në zona të udhëkryqeve, nëntë për mosshfrytëzim të kasketës mbrojtëse nga ana e vozitësve të motorit, mopedit dhe motoçikletës, pesë për mosmbajtje të rripit të sigurisë nga ana e shoferëve gjatë drejtimit të automjetit dhe 27 shoferë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.