Vetëhidhet nga kati i 4-t, gjen vdekjen 92-vjeçarja

Një grua është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Marketing

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45 në rrugën “Mahmut Fortuzi”, në Tiranë, shkruan Ora.

Policia njofton se “gruaja dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 4-të i banesës.” Viktima është identifikuar si shtetasja H. R., 92 vjeçe.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.