Norma mesatare e interesit të kredive totale, në gusht të këtij viti edhe më tutje ulet në nivelin prej 5,13 për qind, që paraqet rënie mujore dhe vjetore prej 0,02, gjegjësisht 0,36 pikë procentuale, informojnë nga Banka Popullore.
Norma mesatare e interesit të depozitave totale, shtojnë, u ruajt në nivelin prej 1,38 për qind nga muaji paraprak, përderisa në nivel vjetor shënoi rënie prej 0,04 pikë procentuale.
Norma mesatare e interesit, në kreditë e përgjithshme të miratuara në sektorin e korporatave, në gusht, shënoi rënie prej 0,04 pikë procentuale dhe është 4,38 për qind. Megjithatë, ndryshimi i ulur, thonë nga BP-ja, kishte të bënte me uljen e normave të interesit të kredive në denar pa dhe me klauzolë në valutore (për 0,05 dhe 0,03 pikë procentuale), në kushte të normës së pandryshuar të interesit të kredive në valutë të huaj. Duke e krahasuar në bazë vjetore, te kjo shkallë interesi është shënuar rënie prej 0,43 pikë procentuale.
Pas tre muaj nivel të pandryshuar, thonë, shkalla e interesit të depozitave totale në sektorin e korporatave u ul për 0,03 pikë procentuale dhe në gusht është 1,58 për qind. Ndryshimi i ulur mujor në tërësi del nga rënia e normës së interesit të depozitave në denarë me kluazolë valutore (për 0,19 pikë procentuale), gjatë ndryshimit të normës së interesit të depozitave në valutë të huaj dhe rritje të normës së interesit të depozitave në denarë pa klauzolë valutore (për 0,03 pikë procentuale). Analizuar në bazë vjetore, kjo normë interesi është më e ulët për 0,02 pikë procentuale.
Sipas BP-së, norma e interesit të kredive totale të amvisërive, në gusht, është 5,84 për qind dhe shënoi rënie mujore prej 0,02 pikë procentuale. Ndryshimi i ulur ka të bëjë me uljen te të gjitha komponentat në këtë kategori edhe atë te normat e interesit të kredive të miratuara në klauzolë valutore (për 0,02 pikë procentuale). Parë në bazë vjetore, norma interesit të kredive totale të amvisërive është ulur për 0,34 pikë procentuale.
Norma mesatare e interesit të depozitave totale te amvisëritë, siç theksojnë nga BP-ja, këtë muaj, nuk shënoi ndryshim mujor dhe u ruajt në nivelin prej 1,35 për qind. Kjo normë e interesit në bazë vjetore është ulur për 0,05 pikë procentuale.