Fillimisht do të miratohet ligji për subvencionimin e kontributeve i cili duhet të jetë në fuqi të paktën një muaj, për të parë efektet e tij dhe më pas të bëhet rritja e pagës minimale. Kjo është kërkesa të cilën punëdhënësit ia propozuan Qeverisë, dhe aktualisht po shqyrtohet nga Këshilli Ekonomik dhe Social. Zgjidhja ligjore duhet të miratohet nga ana e Qeverisë, dhe më pas të shkojë në procedurat parlamentare. Ligji për subvencionim duhet të hyjë në fuqi deri më së vonti deri më datën 10 nëntor, sepse subvencionet shtetërore për punëdhënësit do të fillojnë t’u paguhen punëdhënësve tashmë me pagën e tetorit, e cila merret në nëntor.
Deri atëherë, duhet të jetë gati edhe programi special i Zyrës së të Ardhurave Publike, me anë të të cilit kompanitë do ti importojnë llogaritë e pagesave të pagës, i cili program do të llogarisë direkt shumën e subvencionit të secilit punëdhënës veç e veç dhe për atë shumë detyrimi i punëdhënësit për të paguar kontributin do të zvogëlohet.
“Do të ishte mirë për bizneset që të presin të paktën një muaj për të parë se cilat janë efektet e ligjit të subvencioneve të kontributit, dhe më pas të rritet paga minimale” tha Angel Dimitrov, kryetar i Organizatës së Punëdhënësve.
Nisur nga kjo, nëse qeveria e pranon kërkesën e punëdhënësve, paga minimale, e cila tani është 12.500 denarë, nuk mund të rritet para fundit të nëntorit ose dhjetorit të këtij viti. Ndërkaq, punëdhënësit kërkojnë që paga të mos rritet ngjeshëm, por gradualisht.
Rritja e parë do të jetë deri në fund të këtij viti, e dyta vitin e ardhshëm, ndërsa në vitin 2021 të arrihen premtimet e partisë qeveritare, pra 16 mijë denarë rrogë minimale.
Ky ligj do të parashihet për të gjithë pronarët të cilët do të rrisin pagën e punëtorëve të tyre nga 600 deri në 6000 denarë, që kjo shumë të lirohet nga pagesa e kontributeve, por të mos përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat personale. Masa do të zbatohet për të gjitha kompanitë dhe punonjësit në sektorin privat, por jo për administratën publike.
Përcaktimi i pagës do të zgjas mesatarisht tre muaj, por ishte planifikuar të caktohej tre muaj më parë, para se të përcaktohej qëllimi i masës, sepse disa punëdhënës kanë ulur pagat e tyre, kështu që ata mund të përfitojnë nga përfitimet e qeverisë.
Këto masa mund të përdoren nga ndërmarrjet që kanë paguar rregullisht pagat e punonjësve, d.m.th. nuk kanë pagë të vonuar, nuk janë në falimentim ose likuidim, dhe nuk marrin asnjë lloj tjetër të subvencionit për të për të inkurajuar të punësuarit. Punëdhënësi do të duhet të tregojë për cilët punonjës do të kërkojnë subvencione, që do të thotë se ata do të rrisin pagën e tyre. Kjo masë do të vlejë për tre vite.
Qeveria pret që për rreth 20-25 punonjës të sektorit privat, punëdhënësit do të kërkojnë subvencione për kontribute.
Këtë vit pritet që nga arka shtetërore për këtë masë të shpenzohen rreth 6.5 milion euro. Koha.mk