Ylli i Bayernit flet për fëmijërinë e vështirë: Babai nuk na donte, ka 16 vjet që s’dëgjoj nga ai

Mbrojtësi i Bayern Munich, Lucas Hernandez, ka folur haptazi për fëmijën e vështirë që ai dhe vëllai i tij, Theo, e kanë pasur pasi babai i tyre e kishte braktisur familjen.

Marketing

Lucas, 23 vjeç dhe Theo, 21 vjeç, nuk e kanë takuar as nuk kanë dëgjuar nga babai i tyre, ish-qendërmbrojtësi i Atletico Madridit dhe Marseille, Jean-Francois Hernandez, që prej së prindërit e tyre u ndan para 16 vjetëve.

Edhe pse ata i kanë ndjekur hapat e babait duke u bërë futbollistë profesionistë dhe duke kaluar kohë në Atletico, fituesit e Kupës së Botës 2018 nuk kanë bërë përpjekje për të rënë në kontakt me të atin.

Lucasi e pranon se nuk ka qenë e lehtë për ata të rriten pa baba, por beson se kështu ka qenë më mirë për ta duke qenë se ai nuk i ka dashur.

“Kurrë nuk kam tentuar ta kontaktoj. Natyrisht, kur kam qenë shumë i ri, kam menduar se ku mund të ishte ai dhe doja të dija më shumë për të”, tha Hernandez për Goal.

“Megjithatë, sa më shumë kohë që kalonte, aq më pak ai ishte pjesë e mendimeve të mia. Kur u rrita mendoja më shumë për jetën time dhe veten time”, shtoi ai.

“Përfundimisht e kuptova se ai u largua sepse nuk na donte. Dhe meqë nuk na ka dashur, shumë mirë që është larguar. Tani jam 23 vjeç, por isha vetëm pesë vjeç kur ai na la. Janë bërë 16 vjet që nuk dëgjojmë nga ai. Nuk e di se ku është ai, apo çfarë bën ai. Nuk e di nëse është gjallë apo jo”, theksoi ai.

Lucas, megjithatë, ndihet me fat pasi nëna e tij ka qenë në gjendje t’i përmbushë dy role dhe ka punuar për t’i rritur ata.

“Ne kurrë nuk e kemi kuptuar përse u largua ai. Ne u rritem me nënën. Ajo jetoi, punoi dhe na dha gjithçka neve. Nuk na mungonte asgjë”, përfundoi ai.