19 gra shtatzëna dhe katër fëmijë janë shpëtuar nga një “fabrikë bebesh” në Nigeri.Hetuesit thonë se foshnjat e gjinisë mashkullore do të shiteshin më pas për rreth 1100 euro, ndërsa vajzat për rreth 800.
Gratë josheshin në Lagos me premtimin se do t’u gjenin punë, e më pas i nxirrnin me detyrim si prostituta, dhe i linin shtatzënë me forcë.
Një gruaje i kishin thënë se do të paguhej mirë e do të lirohej nga skllavëria nëse nuk e dëmtonte shtatzëninë.
Policia hyri në katër banesa dhe arrestoi dy infermierë, por vazhdojnë të kërkojnë të dyshuarën kryesore, të njohur si Madam Oluçi.