Buzaku me ultimatum: Rexhepi të lëshojë BFI-në brenda 72 orësh; BFI: “Skender Buzaku si Boki 13”

Skender Buzaku, i cili pretendon të marrë postin e kreut të BFI-së, ka dalë me ultimatum ndaj kreut aktual të BFI-së, Sulejman Rexhepit, që brenda 72 orësh të largohet nga ky pozicion, ose ai do të fillojë me publikimin e dëshmive dhe fakteve të rënda kriminale të cilat Buzaku pretendon se janë kryer nga kreu Rexhepi. Buzaku pohoi se veprat e tilla janë të dërguara në prokurori, ndërsa nuk e kishte të qartë se pse forcat policore ishin të pranishme para dyerve të BFI-së.

Marketing

“Sulejman Rexhepit i japim afat 72 orë të lëshojë Bashkësinë Fetare Islame të cilën e ka uzurpuar, siç ka dhënë dorëheqje, tani le ta lëshojë BFI-në. Nëse vazhdon ta keqpërdor pas këtij afati, ne do të publikojmë vepra të rënda penale të kryera nga Sulejman Rexhepi. Në prokurori janë dorëzuar edhe këto, por edhe vepra të tjera të cilat i ka kryer që nga viti 2015 dhe këto vepra ende nuk janë proceduara dhe nuk kemi ende vendim nga Prokuroria. Prania e Policisë nuk e kam të qartë pse është këtu e pranishme, por mund të them vetëm një gjë se Sulejman Rexhepit në të kaluarën është mësuar që vendin dhe pozitën dhe BFI-në ta mbajë vetëm me grupe kriminele”,- tha Skender Buzaku.

Nga Bashkësia Fetare Islame thonë se mos arrestimi i Buzakut është tregues se shteti është i kapur dhe pohojnë se kjo është një shuplakë për demokracinë.
“Sot, mё 1 Tetor 2019, Skender Buzakut duhej ti viheshin prangat nё duar, e jo ti jepet mundësia qё ai tё del publikisht dhe tё kёrcёnon njё lider fetar. Tё Martёn, tё gjithё myftinjtë e Bashkёsisё Fetare Islame tё Maqedonisё sё Veriut deponuan deklaratat e tyre verbale para Prokurit Publik, pёr mashtrimin dhe falsifikimin e dokumentacionit, me tё cilin Skender Buzaku mashtroi opinionin publik dhe gjithë muslimanёt e vendit. Mos ndalimi i këtij personi, flet qartё se shteti ёshtё kapur nga krimi dhe kriminelë të tipit Buzaku-Boki 13, etj, ndërsa valuta e vetme pёr tё realizuar qëllimet e tyre ёshtё zhvatja e gjithë atyre qё nuk kanё mendim tё njejtё. Duke e goditur me shuplakё demokracinë dhe drejtёsinё e vendit, Skender Buzaku ёshtё kthyer nё sinonim tё Zhvatjes publike ndaj BFI-sё dhe si njё njeri i mbrojtur nga Qeveria aktuale dhe individë të inkriminuar brenda kësaj Qeverie, tё cilët njihen botërisht, e qё vazhdimisht janë përpjekur ta shkatёrojnё Institucionin mё tё vjetёr fetar nё vend”, thonë nga Bashkësia Fetare Islame.