Shpërdoroi detyrën, arrestohet drejtori i Kadastrës në Durrës

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës ka arrestuar drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës, Liridon Pula.

Marketing

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me Burg” ndaj 36 vjeçarit Liridon Pula për verprën penale “Shpërdorimi I detyrës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.