Derisa nuk ka përafrim të qëndrimeve mbi propozim-ligjin për Prokurorinë Publike, grupet e punës nuk do të takohen. Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska thotë se nuk ka presion politik për tejkalimin e vijave të kuqe, por akuzon opozitën se me kërkesat e saja synon përkeqësimin e ligjit.
Neve dëshirojmë, por për miratimin e ligjit duhen 80 vota të cilat pushteti nuk i posedon. Sigurisht që BE-ja nuk do të pranonte një kompromis i cili do t’i shkelte standardet Evropiane apo do t’i përkeqësonte standarde e përfshira në ligjin aktual- deklaroi Renata Deskoska, Ministre e Drejtësisë.
Opozita mbetet në qëndrimin se pushteti nuk ka vullnet për miratimin e ligjit. VMRO-DPMNE-ja kërkon që teksti i ligjit të dërgohet në Komisionin e Venecias, ndërsa pret që në rekomandimet e BE-së për hapjen e negociatave të potencohet edhe nevoja e ligjit, e cila sipas tyre do ta motivonte pushtetin për miratimin e ndryshimeve ligjore.
Tani po dëgjojmë se Deskoska deklaron se ligji nuk duhet sillet urgjentisht. Bëhet fjalë për qasje jo të sinqertë. Nëse Deskoska nuk i beson opozitës, neve e motivojmë që propozimin ta dërgon në Komisionin e Venecias dhe do të marrim përgjigjen e asaj se çfarë do të thonë standardet dhe ligji Evropian- tha Antonio Milloshovski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.
Grupet e punës pajtohen parimisht që dallimet e mëdha duhet përafruar në negociata ndërsa për çështjet e mëdha të merren vesh liderët.