Magnetet në dyert e frigoriferëve, të dëmshëm për shëndetin?

Magnetet në dyert e frigoriferëve janë forma më e përhapur e suvenirëve në shtëpinë e çdo kujt, por a janë të dëmshëm për shëndetin?

Marketing

Sipas ekspertëve, ato nuk shkaktojnë ndonjë problem fizik në trup, por mund të dëmtojnë pajisjen të cilës i janë bashkuar, përgjithësisht frigoriferi.

Disa studime, në të vërtetë, kanë zbuluar se fusha magnetike e gjeneruar nga magnetet mund të shkatërrojë mbi të gjitha frigoriferët e rinj, ato të gjeneratës së fundit, veçanërisht nëse janë të pajisura me një ekran me prekje ose aksesorin që përgatit akullin.

Gjatë viteve të fundit është përhapur bindshëm lajmi që i referohet hulumtimeve të Universitetit të Princeton se mbajtja e këtyre magneteve në frigorifer e dëmton shëndetin deri në atë pikë sa shkakton kancer.

Për t’i dhënë fund këtij lajmit të rremë, Instituti i Lartë i Shëndetit italian ka vendosur të vendos pikë mbi këtë gënjeshtër dhe të deklarojë se nuk ka prova të shëndosha shkencore.

Ekspozimi ndaj fushave magnetike të krijuara nga magnetet nuk është në asnjë mënyrë përgjegjëse për mbinxehjen e indeve dhe rritjen rrjedhimisht të probabilitetit të kontraktimit të kancerit, ndryshe nga sa mund të bëjë tymi i cigares.